Ndeshje e çmendur në Lausanne, Thun përmbys disavantazhin 4:1 dhe fiton 4:5!

Futboll

Ndeshje e çmendur në Lausanne, Thun përmbys disavantazhin 4:1 dhe fiton 4:5!

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 18:46
Pikërisht ish-futbollisti i Lausannes, Brighton Labeau (djathtas), shënon në kohën shtesë, pak para fundit të ndeshjes, golin vendimtar për fitoren 4:5 të Thunit

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar mes Lausannes dhe kampionit në fuqi, Thun, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit zviceran.

Thuni ka realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme, duke e shndërruar disavantazhin prej 4:1 në fitore me rezultat 4:5.

Deri në minutën e 70-të, Lausanne avanconte me rezultat 4:1, por 20 minutat e fundit ishin të jashtëzakonshme për mysafirët, të cilët shënuan katër gola dhe përmbysën gjithçka.

Për Lausanne realizuan Janneh (36’, nga penalltia, 45+1’) dhe Honore Molebe (53’), ndërsa Dahler (62’) dhe Karim Sow (86’) shënuan autogola.

Në anën tjetër, për Thunin realizuan Dursun (12’), Labeau (70’, 90+6’) dhe Braschi (81’).

Me këtë fitore, Thuni ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Lausanne mbetet në fund të tabelës, në pozitën e 12-të me vetëm 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat