Arsenali është rikthyer me tri pikë nga stadiumi “Anfield”, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Liverpoolin, në kuadër të javës së 10-të të Premier League.
Një gol i shënuar në pjesën e parë rezultoi vendimtar për fitoren e “Topçinjve”.
Në minutën e 16-të, Declan Rice dhuroi një pasim fantastik në zonën e rreptësisë, duke gjetur Kai Havertzin.
Sulmuesi gjerman goditi nga afërsia dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0:1.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në krye të tabelës me 24 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn me 21 pikë.
Ndërkohë, Liverpooli mbetet në vendin e pestë me 15 pikë.