Kjo është nota e Edon Zhegrovës në fitoren e madhe ndaj Napolit

Futboll

Kjo është nota e Edon Zhegrovës në fitoren e madhe ndaj Napolit

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 23:04
Edon Zhegrova me notë të mirë

Edon Zhegrova u aktivizua nga minuta e 59-të, duke sjellë më shumë gjallëri në lojën e Juventusit, që shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Napolit në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.

Futbollisti nga Kosova asistoi në golin e parë, kur futbollisti boshnjak Kerim Allajbegoviq realizoi me një goditje nga 17 metra.

Zhegrova u vlerësua me notën 6.9 në këtë përballje nga faqja e specializuar për statistika, “Sofascore”.

Ndërkohë, Allajbegoviq ishte lojtari i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.3.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani u aktivizua nga minuta e 46-të në radhët e Napolit, por nuk mori vlerësim të lartë. Mbrojtësi u vlerësua me notën 6.0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat