Federata Spanjolle e Futbollit pezullon ndeshjet e 3 nëntorit pas vdekjes së Jesus de Miguelit
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur të pezullojë ndeshjet e programuara për 3 nëntor, pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda, në moshën 30-vjeçare.
Përmes një komunikate zyrtare, RFEF ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e futbollistit, duke iu shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të tij, si dhe klubit CD Tenerife dhe tifozëve të tij, shkruan Indeksonline
“Futbolli spanjoll vajton humbjen e Jesus de Miguelit, futbollistit të CD Tenerife”, thuhet në reagimin e Federatës.
RFEF ka bërë të ditur se qëndron pranë familjes dhe gjithë komunitetit të klubit në këto momente të vështira.
Vendimi për pezullimin e ndeshjeve të kësaj të marte vjen si shenjë respekti dhe zie për futbollistin që ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare.