Sulmuesi i U.Craiova paralajmëron Egnatian: Tri pikët na kualifikojnë!

Futboll

Sulmuesi i U.Craiova paralajmëron Egnatian: Tri pikët na kualifikojnë!

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 12:49
Pamje nga ndeshja

Transferta rumune e Egnatias, e vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës së Conference League 2026-2027, pritet që të jetë një mision i vështirë për kampionët e Shqipërisë.

Egnatia, e cila në dy ndeshjet e para ka marrë dy barazime, do të ndeshet me skuadrën e CS Universitatea Craiova, e cila ka përvojë në arenën europiane.

Në këtë kontekst duket se protagonistët e klubit rumun i kanë bërë mirë llogaritë dhe shpresojnë shumë në tri pikët në takimin e radhës.

“Mendoj se kemi një grup solid. Të gjithë ne duam që të qëndrojmë gjatë në Conference League. Vitin e kaluar nuk arritëm që të siguronim kualifikimin, por këtë vit është ndryshe dhe me një fitore përballë Egnatias kemi shanse të mëdha për të kaluar në fazën tjetër”, tha Ștefan Baiaram pas fitores që mori ekipi i tij përballë FC Botoșani.

Në dy takimet e para në Conference League ekipi rumun ka barazuar 1-1 me Getafen dhe ka mundur Inter Club d’Escaldes me shifrat 3-1 në Andorra. Pas Egnatias ata do të ndeshen në transfertë me Brighton dhe Kairat Almaty dhe më pas do të mbyllin takimet e fazës së ligës në Rumani ku i viziton Kopenhageni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat