Bayerni, Barcelona, Interi fitojnë! PSG-ja shkatërron Villarrealin, Manchester Utd përmbys gjithçka në fund

Futboll

Bayerni, Barcelona, Interi fitojnë! PSG-ja shkatërron Villarrealin, Manchester Utd përmbys gjithçka në fund

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 nëntor 2026 Në ora: 20:56 Përditësuar në ora: 22:55 më 03.11.2026
Pamje nga ndeshja mes Atletico Madridit dhe Bayernit

Emocione në Champiopns League

Një mbrëmje e mbushur me gola dhe emocione në Champions League. Bayern Munihu, Barcelona, Interi dhe Manchester Unitedi kanë regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së katërt të garës më prestigjioze evropiane.

Ndërkohë, PSG-ja ka shënuar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Villarrealit.

Bayerni triumfon në Madrid

Bayern Munihu ka treguar fuqinë edhe në stadiumin “Metropolitano” të Madridit, duke e mposhtur Atlético Madridin me rezultat 2:0.

Pjesa e dytë rezultoi fatale për skuadrën e trajnerit Diego Simeone.

Në minutën e 54-t, Lennart Karl përfitoi nga një mundësi brenda zonës së rreptësisë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Bayernin në epërsi 0:1.

Në minutën e 74-t, Harry Kane dhuroi një asistim fantastik për Konrad Laimerin, i cili nga afërsia goditi fuqishëm dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portës për 0:2.

Barcelona triumfon ndaj Aston Villas

Barcelona ka treguar forcën ndaj skuadrës angleze, Aston Villa, duke triumfuar me rezultat 3:0.

Në minutën e shtatë, Lamine Yamal përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtjes kundërshtare. Ylli i Barcelonës nuk fali dhe, me një goditje të saktë me këmbën e majtë nga afërsia, e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

Rezultatet 
Atletico - Bayerni 0:2 (0:0)
Barcelona - Aston Villa 3:0 (1:0)
Bodo/Glimt - Lille 0:0
Feyenoord – Interi 0:3 (0:2)
LASK – Slovan 4:0 (3:0)
Manchester Utd – Roma 3:2 (0:2)
Villareal – PSG 0:6 (0:4)

Në minutën e 52-të, Raphinha realizoi një gol të bukur. Braziliani goditi nga rreth 15 metra, ndërsa topi u devijua lehtë nga një futbollist kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë për 2:0.

Raphinha vulosi fitoren me golin e tij të dytë në këtë ndeshje. Pas një aksioni të shpejtë dhe një pasimi fantastik të João Cancelos, braziliani realizoi nga afërsia në minutën e 64-t për rezultatin përfundimtar 3:0.

Roma tronditet në “Old Trafford”

Manchester Unitedi ka realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme, duke e mposhtur Romën me rezultat 3:2 në stadiumin “Old Trafford”.

Skuadra italiane ishte shumë pranë fitores, pasi kishte krijuar epërsi prej dy golash, por vendasit nuk u dorëzuan dhe me një reagim të fuqishëm në pjesën e dytë arritën ta përmbysnin rezultatin.

Në minutën e 11-të, Matías Soule dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Romës.
Gjashtë minuta më vonë, Donyell Malen realizoi nga pika e bardhë e penalltisë me një goditje të fuqishme dhe të saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për 0:2.

Manchester Unitedi arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 58-të, kur Bruno Fernandes ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin 1:2.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Matheus Cunha.

Në minutën e 83-të, Bruno Fernandes harkoi bukur në zonën e rreptësisë, ku Cunha përfitoi nga pasimi dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 86-të, erdhi edhe përmbysja e madhe e Manchester Unitedit!

Shea Lacey dhuroi një pasim të bukur brenda zonës së rreptësisë për Matheus Cunhan, i cili nuk gaboi dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 3:2.

Kështu, Manchester Unitedi arriti një fitore dramatike, duke përmbysur disavantazhin prej dy golash dhe duke i shkaktuar Romës një humbje të dhimbshme në “Old Trafford”.

PSG-ja shkatërron Villarrealin

PSG-ja, kampioni në fuqi i Evropës, i ka shkaktuar një humbje të rëndë Villarrealit, duke triumfuar me rezultat 6:0.

Skuadra vendase nuk arriti t'i bëjë ballë sulmeve të furishme të parisienëve, të cilët realizuan katër gola vetëm në 17 minutat e para të ndeshjes.
Neves hapi serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa Doue shënoi në minutën e 12-të.

Vetëm një minutë më vonë, Mayulu realizoi për 0:3, kurse Ruiz shënoi në minutën e 17-të për 0:4.
I njëjti futbollist, Ruiz, realizoi edhe në minutën e 50-të, ndërsa Boly vulosi fitoren e thellë në minutën e 78-të për rezultatin përfundimtar 0:6.

Interi fiton bindshëm në Roterdam

Interi ka treguar forcën edhe në udhëtim, duke e mposhtur Feyenoordin e Roterdamit me rezultat 3:0.
Skuadra italiane e kontrolloi ndeshjen dhe arriti të realizojë tri herë për të siguruar një fitore të rëndësishme.

Bisseck zhbllokoi rezultatin në minutën e tetë, ndërsa Esposito dyfishoi epërsinë në minutën e 34-t.

Fitoren e Interit e vulosi Zielinski, i cili realizoi në minutën e 54-të për rezultatin përfundimtar 0:3.
përfundimtar 3:0.

Atletico Madrid në presion të Bayernit

(E plotësuar) – 85' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

82' PSG po fiton me reultat 0:6

77' Atletico kërkon golin.

74’ Kane dhuron një asistim fantastik për Laimerin, i cili nga afërsia godet fuqishëm dhe e dërgon topin në këndin e sipërm të majtë të portës.

70' Skuadrat e nëdha po tregojnë forcën.

Rezultatet 
Atletico - Bayerni 0:2 (0:0)
Barcelona - Aston Villa 3:0 (1:0)
Bodo/Glimt - Lille 0:0
Feyenoord – Interi 0:3 (0:2)
LASK – Slovan 4:0 (3:0)
Manchester Utd – Roma 3:2 (0:2)
Villareal – PSG 0:6 (0:4)

64' Raphinha realizoi pas një aksioni të shpejtë. Ai realizon nga afërsia me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës.

64' Atletico në presion të madh.

58’ Bruno Fernandes është i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë, 1:2.

54' Lennart Karl përfiton nga një mundësi e mirë brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Bayernin në epërsi.

52’ Raphinha realizon një gol të bukur! Braziliani godet nga rreth 15 metra, topi paksa devijohet nga një futbollist kundërshtar dhe përfundon në këndin e poshtëm të majtë të portës.

50' Në Madrid pa gola deri me tash.

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

44' Minutat e fundit të pjesës së parë.

41’ Aston Villa është në presion të Barcelonës. 

36' Interi po tregon fuqinë në Roterdam, duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Feyenoordi.

31' Barcelona kërkon golin e radhës.

23' Ndeshje e luftuar në Madrid mes Atleticos dhe Bayernit

20' PSG po fiton me rezultat 0:4 në konak të Villarealit.

17' Donyell Malen realizon nga pika e bardhë me një goditje të fuqishme dhe të saktë, duke e dërguar topin në pjesën e poshtme të djathtë të portës.

11’ Matías Soule dërgon topin në rrjetë dhe i jep avantazhin skuadrës së Romës! 

8' Lamine Yamal përfiton nga një gabim trashanik i mbrojtësit të skuadrës mysafire. Ylli i Barcelonës nuk fal dhe, me një goditje të saktë me këmbën e majtë nga afërsia, e dërgon topin në këndin e djathtë të portës.

7' Atletico Madridi dhe Bayern Munih po dhurojnë futboll të bukur në Madrid, me të dyja skuadrat që po tregojnë lojë të mirë dhe ritëm të lartë që në minutat e para të takimit.

4' Barcelona dhe Aston Villa po e zhvillojnë ndeshjen me kujdes të shtuar, duke mos rrezikuar shumë në minutat e para të takimit.

3' Minutat e para.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Do të luhen këtë mbrëmje ndeshjet e javës së katërt në grupet e Champions League. Vëmendja do të jetë në “Metropolitano”, aty ku Atletico Madrid do të takohet me Bayern Munih.

Batrakov vendimtar për Galatasarayn, skuadra gjermane zhgënjen

Galatasaray ka siguruar tri pikë të rëndësishme në Stamboll, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Stuttgartin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë udhëtim, duke u kthyer duarbosh nga Stambolli.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Alexey Batrakov, i cili realizoi dy gola brenda vetëm tri minutash.

Në minutën e 12-të, Batrakov përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portës, duke kaluar Galatasarayn në epërsi.

Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 15-të, sulmuesi rus realizoi edhe golin e dytë. Davinson Sánchez dha një pasim të shkëlqyer në thellësi, ndërsa Batrakov reagoi shpejt, i doli përpara portierit dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës.

Sa i përket renditjes, Stuttgarti zë vendin e tetë me shtatë pikë, ndërsa Galatasaray renditet në pozitën e 14-të me gjashtë pikë, një më pak se skuadra gjermane.

Sportingu merr tri pikë të mëdha në Londër

Sporting Lisbona është kthyer me tri pikë të rëndësishme nga Londra, duke triumfuar në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Shakhtar Donetskut.

Skuadra portugeze arriti të sigurojë fitoren me rezultat minimal 1:0 në një përballje të vlefshme për xhiron e katërt të Champions League.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Megjithatë, pjesa e dytë foli në favor të Sportingut, i cili arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 59-të.

Ishte Issa Doumbia që përfitoi nga një top brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgoi atë në këndin e poshtëm të majtë të portës, duke shënuar për 0:1.

Ky gol rezultoi vendimtar për fitoren e skuadrës portugeze, e cila largohet nga Londra me tri pikë të arta.

Pas katër xhirove, Sporting renditet në vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Shakhtar Donetsku mban pozitën e 18-të me katër pikë.

Atletico apo Bayerni?

Atletico Madridi do të përballet me Bayernin e Munhut, në ndeshjen e xhiros së katërt të Champions League në futboll.

Ndeshja do të startojë në orën 21:00.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez apo Harry Kane i Bayernit, cili do të jetë më i suksesshëm sonte? 

Një duel tepër interesant pritet të jetë dhe ai mes Mancester Utd dhe Romës që do të zhvillohet në “Old Traford”. 

Ndërkohë për sa i përket dy sfidave të tjera, Bodo Glimt pret Lillen, ndërsa LASK ka përballë Slovan Bratislavën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat