Nevil Dede përballë zgjedhjeve të limituara në Conference Leagu

Futboll

Nevil Dede përballë zgjedhjeve të limituara në Conference Leagu

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 12:34
Klubi i futbollit Egnatia

Egnatia do të luajë ditën e nesërme, ndeshjen e tretë në Conference League përballë Universitatea Craiova, në Rumani. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 21:00.

Lista e rrogozhinasve është reduktuar në 20.

Pas mungesës së konfirmuar të Eljon Sotës i cili ndodhet në Barcelonë për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale, një tjetër lojtar nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Nevil Dede. Ildi Gruda nuk ia ka dalë që të rikuperojë në kohë, pas dëmtimit që mori me Tiranën, çfarë shton dilemat e Dedes për zgjedhjet në repartin ofensiv.

Një sulmues i spikatur si Gruda në arenën evropiane i prish planet teknikut për t’u mbështetur në fushë, ndërsa alternativat që mund të vlerësohen përkojnë me Adjessan, Albanesen, Hoxhën dhe Loukilin.

Lidhur me Eneo Bitrin, mbrojtësi ka rikuperuar dhe do të jetë në dispozicion të Dedes për të mbuluar qendrën. Sa i takon vendit të lënë bosh nga Eljon Sota, trajneri do të mbështetet nga Ledjo Beqja..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat