Owono reagon me dhimbje të thellë pas tragjedisë që i mori jetën Jesus de Miguelit 

Futboll

Owono reagon me dhimbje të thellë pas tragjedisë që i mori jetën Jesus de Miguelit 

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:23
Portieri Jesus Owono dhe futbollisti Jesus de Migueli

Portieri Jesus Owono ka thyer heshtjen pas incidentit tragjik që përfundoi me ndarjen nga jeta të Jesus de Miguelit, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

“Janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë t’i gjej fjalët dhe ta përballoj atë që ka ndodhur.

“Ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme për humbjen e Jesusit.

Mendimet e mia janë me të, familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë dashur.

E di se do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar dhe do të përballem me gjithçka me respektin e duhur.

Por tani, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesúsit dhe dhimbjes që po përjetojmë. Pusho në paqe, Jesus”, ka shkruar portieri Owono

Kujtojmë që futbollisti i Tenerifes Jesus de Miguel ndrroi jetë në spital në moshën 30-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat