Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan

Futboll

Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:30
Alex Baena është kthyer në një nga emrat më të kërkua

Alex Baena është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian.

Arsenal, Bayern Munich, Newcastle, Tottenham, Manchester City dhe Aston Villa po e përcjellin nga afër mesfushorin spanjoll, i cili po kalon një sezon të mirë te Atletico Madrid.

Megjithatë, klubi madrilen nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij. Atletico kërkon 80 milionë euro për kartonin e Baenas, i cili ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në 14 paraqitje këtë sezon.

Me kontratë deri në vitin 2030, largimi i tij në janar duket pak i mundshëm, përveç nëse vjen një ofertë jashtëzakonisht e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat