Struga Trim Lum në krye të tabelës, fiton derbin dhe vendos rekorde!

Futboll

Struga Trim Lum në krye të tabelës, fiton derbin dhe vendos rekorde!

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 15:22
Struga Trim Lum feston

Struga Trim Lum po kalon një sezon të jashtëzakonshëm.

Skuadra strugane mposhti Shkëndijën e Tetovës me rezultat 1:0 në derbin e madh, duke u ngjitur në krye të tabelës së kampionatit maqedonas.

Fitorja ndaj rivalit të drejtpërdrejtë kishte vlerë të dyfishtë për Struga TL, pasi përveç tri pikëve, i mundësoi të marrë edhe pozitën e parë në renditje.

Pas 13 xhirove, Struga TL kryeson me 29 pikë, ndërsa Shkëndija renditet e dyta me 27 pikë.
Kështu, skuadra nga Struga tashmë është në garë serioze edhe për titullin e kampionit të vjeshtës.

Pas triumfit në derbi, festa vazhdoi edhe në zhveshtoren e skuadrës, ku futbollistët realizuan fotografinë tradicionale të fitores.

Por statistikat e Struga TL-së në ndeshjet si vendase janë edhe më mbresëlënëse.

Kjo ishte fitorja e shtatë në po aq ndeshje të zhvilluara në shtëpi këtë sezon.

Për më tepër, Struga nuk ka pësuar asnjë gol në këto përballje, duke mbajtur portën të paprekur për plot 630 minuta.

Me shtatë fitore në shtatë ndeshje dhe pa gol të pranuar në shtëpi, Struga TL po dëshmon se është një nga skuadrat më stabile të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat