Real Madridi dhe PSG-ja në garë për portierin e Aston Villas

Futboll

Real Madridi dhe PSG-ja në garë për portierin e Aston Villas

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 15:36
Portieri Zion Suzuki

Zion Suzuki po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Aston Villas.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë duke monitoruar nga afër portierin japonez, i cili ka bërë përshtypje me performancat e tij që prej transferimit në Premierligë.

Megjithatë, interesimi për 24-vjeçarin nuk kufizohet vetëm te dy gjigantët evropianë. Edhe Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Tottenhami janë duke e përcjellë situatën e reprezentuesit japonez, duke e vendosur atë në listën e objektivave të mundshëm për të ardhmen.

Suzuki iu bashkua Aston Villas verën e kaluar për shumën prej 30 milionë funteve, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.

Pavarësisht interesimit të madh, drejtuesit e Aston Villas nuk kanë ndërmend ta shesin portierin, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të projektit të tyre afatgjatë.

Kështu, klubet e interesuara do ta kenë të vështirë ta bindin Aston Villan për një largim të mundshëm të portierit japonez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat