Trajneri trondit pas rezultateve të luhatshme të ekipit shkodran

Futboll

Trajneri trondit pas rezultateve të luhatshme të ekipit shkodran

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:02
Emblema e Vllaznisë

Ndryshe nga edicionet e kaluara, Vllaznia e vajzave nuk është më favoritja për të mbrojtur titullin dhe këtu nuk lënë dyshime rezultatet, vendi i 3-të në tabelë dhe 6 pikë pas Apolonisë kryesuese.

Humbja 0 – 3 në Shkodër kundër vajzave fierake për javën e 6-të të Abissnet Superiore, ka shtangur, por deklarata e trajnerit Nikolin Leka, ka qenë “tronditëse”, e ku jepen “sinjale” për më të keqen te ekipi i Vllaznisë së vajzave.

“Ndeshje aspak e mirë nga ana jonë në disfatën kundër Apolonisë. Nuk duhet të shkonte kështu, megjithëse situatat erdhën deri këtu.

Të shohim në ditët në vazhdim. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Ndoshta i erdhi edhe fundi dominimit të Vllaznisë.

Fajet po i marr vetë i pari, sepse unë jam trajneri. Faje kemi të gjithë. Çdo fillim e ka një fund. Normalisht, edhe ekipi mund të shkrihet.

Nuk është ndonjë çudi e madhe, sepse situatat nuk kanë qenë aspak të mira.

Do të ulemi me drejtuesit, do i diskutojmë gjërat më mirë. Unë nuk kam se çfarë them më tepër, do të ulem me drejtuesit, do i diskutojmë të gjitha gjërat se si mund të jetë vazhdimësia.

E thashë edhe njëherë, mund të shkrihet Vllaznia e vajzave, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme”, e mbylli trajneri Leka. Pas largimit të ish-presidentit Lazer Matija, menaxhimin e ka marrë presidenti i Vllaznisë për djem, Alban Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat