Betim Fazliji i bashkohet "Dardanëve"

Futboll

Betim Fazliji i bashkohet "Dardanëve"

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:46
Futbollisti Betim Fazliji

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se futbollisti i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Fazliji do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Izraelit dhe Irlandës.

FFK-ja e ka mirëpritur futbollistin me mesazhin: “Mirë se vjen, Betim!”.

Kosova po bëhet gati për dy ndeshje, me synime që të marrë pikë të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat