Samuel Ballet: Presioni nga jashtë është më i madh në Turqi

Futboll

Samuel Ballet: Presioni nga jashtë është më i madh në Turqi

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 14:42
Ballet është shumë ambicioz në fushën e lojës

Futbollisti Rishtari i Kombëtares së Zvicrës, Samuel Ballet, dëshiron të shkëlqejë në debutimin e tij me fanellën helvetike, por te 25-vjeçari mbizotëron entuziazmi dhe padurimi për këtë moment.

Ai thotë se në përgjithësi është më i qetë dhe dëshiron të nxjerrë maksimumin nga vetja. Në këtë drejtim e ndihmon edhe përvoja e fituar në kampionatin turk.

Dy personalitete, brenda dhe jashtë fushës

Megjithatë, sulmuesi i krahut nuk e merr aspak lehtë këtë aventurë të re. Ai shprehet shumë krenar që do të ketë mundësinë ta veshë fanellën e Kombëtares së Zvicrës.

Në përgjithësi, Ballet është shumë ambicioz në fushën e lojës, ndërsa jashtë saj është mjaft i çlirët dhe i relaksuar. Këto dy anë të personalitetit të tij dëshiron t'i ruajë edhe në të ardhmen.

“Deri më tani, askush nuk ka pasur problem me personalitetin tim”, thotë ai.

Ballet ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te skuadra turke Amed SK, e sapongjitur në elitën e futbollit turk.

Së fundmi, 25-vjeçari realizoi një hat-trick, por në të njëjtën ndeshje u ndëshkua edhe me karton të kuq dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat