Kosova U-17 pëson humbje me rezultat 8:1

Futboll

Kosova U-17 pëson humbje me rezultat 8:1

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 15:16
Kombëtarja e Kosovës U-17

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pësuar humbje të thellë me rezultat 8:1 nga Belgjika U-17, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2027.

Njomakët nuk treguan lojë të mirë, si rrjedhojë e kësaj edhe humbja ishte e pashmangshme me një rezultat të thellë.

Për Belgjikën shënuan Ossohou 3', Mujangi 20' – nga penalltia, 67', Mbambi 26', 57', Oppenbrouwer 34', Ede Eriyo 59' e 72 dhe për Kosovën realizoi Thaçi 56'.

Belgjika kryeson në grupin 12 me 3 pikë, pasojnë Kroacia 1, Letonia 1 dhe Kosova 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat