Bayerni monitoron lojtarin shqiptar

Futboll

Bayerni monitoron lojtarin shqiptar

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 14:15
Lojtari shqiptar, Brajan Gruda

Bayern Munihu po ndjek nga afër zhvillimin e lojtarit shqiptar, Brajan Gruda, të cilin e konsideron një talent me potencial të madh për të ardhmen.

Klubi bavarez e sheh futbollistin si një objektiv afatgjatë dhe beson se ai ka cilësitë për t’u shndërruar në një nga emrat e rëndësishëm të futbollit gjerman në vitet e ardhshëm.

Megjithatë, për momentin nuk ka negociata mes palëve. Interesimi i Bayern Munih-ut është ende në fazën e vëzhgimit dhe monitorimit të paraqitjeve të futbollistit.

Pra, bëhet fjalë për një interesim fillestar, ndërsa mbetet të shihet nëse gjiganti gjerman do të ndërmarrë hapa konkretë në të ardhmen./I

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat