​Kush është Lutfi Dalipi, talenti që zgjodhi Kosovën?

Futboll

​Kush është Lutfi Dalipi, talenti që zgjodhi Kosovën?

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 10:57
Lutfi Dalipi dhe Agim Ademi

Lutfi Dalipi është emri i ri që iu bashkua Kombëtares së Kosovës. 20-vjeçari, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Dardanët, po kalon një sezon shumë të mirë në futbollin zviceran.

I lindur më 23 maj 2006 në Zvicër, me prejardhje nga Presheva, Dalipi është formuar në futbollin zviceran, ku në vitin 2020 iu bashkua akademisë së Young Boysit.

Ai kaloi edhe nëpër grupmoshat e përfaqësueses së Zvicrës, duke regjistruar dy paraqitje me ekipin U21, por në fund vendosi që në nivelin e seniorëve ta përfaqësojë Kosovën.

Aktualisht është pjesë e Young Boysit, por luan si i huazuar te Vaduz, ku po shkëlqen këtë sezon.

Në 13 ndeshjet e para të kampionatit ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime, duke u shndërruar në njërin prej futbollistëve më produktivë të garës.

Përveç Kosovës, në garë për Dalipin ishin edhe Zvicra, Shqipëria dhe Portugalia. Por, 20-vjeçari vendosi për Dardanët, duke e bërë të qartë se të ardhmen ndërkombëtare dëshiron ta ndërtojë me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat