Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka mbajtur konferencë për media sot, një ditë para përballjes me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ben Shimon tha se niveli i dy ekipeve është i afërt dhe e pret një ndeshje interesante nesër.
“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje.
Sa i përket rezultateve nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë por do të shohim nesër”, u shpreh Ben Shimon.