Dalipi pranë Dardanëve në stërvitje, Ademi i dhuron fanellën e Kosovës

Futboll

Dalipi pranë Dardanëve në stërvitje, Ademi i dhuron fanellën e Kosovës

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 16:39
Lutfi Dalipi

Futbollisti Lutfi Dalipi ka vendosur që në arenën ndërkombëtare ta përfaqësojë Kosovën, ndërsa sot ka vizituar për herë të parë Kombëtaren e Kosovës, në prag të përballjes me Izraelin.

Dalipi ishte i pranishëm në stërvitjen zyrtare të Dardanëve, ku pati mundësinë të takohej me bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik të kombëtares.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi futbollistit fanellën e Kombëtares së Kosovës, të cilën ai pritet ta bartë në paraqitjet e ardhshme ndërkombëtare.

FFK-ja e ka mirëpritur Dalipin në familjen e Dardanëve, duke shprehur kënaqësinë për vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Përveç Kosovës, në garë për Dalipin ishin edhe Zvicra, Shqipëria dhe Portugalia. Por, 20-vjeçari vendosi për Dardanët, duke e bërë të qartë se të ardhmen ndërkombëtare dëshiron ta ndërtojë me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat