Në sistemin e trajnerit Maran, të aplikuar te Shqipëria ndaj Finlandës, Mario Mitaj ishte pjesë e mbrojtjes me 3 mbrapa, si rrallëherë në këtë pozitë, pasi zakonisht e kemi parë në linjën e majtë.
Gjithsesi, edhe në këtë sistem, talenti bëri shumë mirë, duke dhënë siguri në fitoren 2-0 ndaj kombëtares nordike.
Pas ndeshjes, Mitaj ka shpërndarë “story” në rrjetet sociale, ndërsa shfaqet i nxirë pranë syrit. Mesa duket, përplasjet në fushë nuk kanë qenë edhe aq të thjeshta për 23-vjeçarin.
Krahas fotos, lojtari nga Malësia e Madhe e ka shoqëruar me “frazën e luftëtarit”: “Përjetësisht me ty, Shqipëria ime”. Mitaj grumbullon 38 ndeshje me Kombëtaren, numër i lartë, marrë në konsideratë moshën e re.