Shqiptari që bëri bujë në Beograd, e kërkojnë klubet e mëdha

Futboll

Shqiptari që bëri bujë në Beograd, e kërkojnë klubet e mëdha

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 11:16
Futbollisti i Leipzigut dhe i kombëtares së Gjermanisë, Brajan Gruda

Bayern Munih dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interesim për mesfushorin e Brightonit, Brajan Gruda, i cili aktualisht është i huazuar te RB Leipzig.

Sipas mediumit anglez “TEAMtalk”, të dy klubet gjermane janë duke e monitoruar nga afër 22-vjeçarin, pas paraqitjeve të tij pozitive gjatë këtij sezoni.

Gruda ka regjistruar dy gola dhe pesë asistime në fanellën e Leipzigut, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Bundesligës.

Duhet theksuar se Brajan Gruda mbrëmë bëri bujë në Beograd, duke shënuar një gol të bukur nga 17 metra për kombëtaren e Gjermanisë, në fitoren 3:1 ndaj Serbisë.

Megjithatë, Leipzigu ka një mundësi të rëndësishme për ta mbajtur futbollistin përtej këtij sezoni. Klubi ka një detyrim të kushtëzuar për blerjen e tij përfundimtare, në vlerë prej 25 milionë funtesh, dhe pritet të tentojë realizimin e marrëveshjes.

Kështu, pavarësisht interesimit nga Bayerni dhe Leverkuseni, Leipzigu mbetet në pozitë të favorshme për ta siguruar përfundimisht shërbimin e talentit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat