Real Madrid CF dhe Arda Guler kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së futbollistit turk, i cili do të mbetet pjesë e klubit madrilen deri më 30 qershor 2032.
Arda Guler iu bashkua Real Madridit në korrik të vitit 2023, në moshën 18-vjeçare.
Gjatë katër sezoneve me fanellën e Real Madridit, ai ka zhvilluar 126 ndeshje dhe ka fituar pesë trofe:
1 Ligë të Kampionëve
1 Kupë të Botës për Klube
1 Superkupë të Evropës
1 titull të kampionit të Spanjës (La Liga)
1 Superkupë të Spanjës
Guler është gjithashtu reprezentues i Turqisë, me të cilën deri më tani ka zhvilluar 38 ndeshje.
Në shtatorin e kaluar, ai u nderua me çmimin Lojtari i Ri i Sezonit 2025/26 në Ligën e Kampionëve.