Taib Kabashi, njeriu që tërë jetën ia kushtoi sportit!

Hendboll

Taib Kabashi, njeriu që tërë jetën ia kushtoi sportit!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Taib Kabashi, njeriu që tërë jetën ia kushtoi sportit!

Është me fat që komuniteti i hendbollit e ka një vlerë si Taib Kabashi! 

Është me fat që Prishtina e ka një kryetrajner si Taib Kabashi. 

Njeriu që tërë jetën ia kushtoi sportit apo që njihet si shtylla e hendbollit!
Njeriu që është në gjendje ta jap edhe jetën për hendboll ose ta shkrijë edhe pasurinë për të sepse e konsideron si obligim kombëtar!

Image

Kabashi është rritur me hendboll dhe ky sport është ushqim shpirtëror për të. 

Është me fat që Federata e Hendbollit të Kosovës e ka selektor të Kosovës U-18, për faktin se njihet nga trajnerët që më së shumti ka punuar me të rinjtë dhe ka zbuluar e formuar lojtarë. Edhe vet kolegët e tij edhe ish bashkëlojtarët, shumë herë e thonë: Kabashi di me ta motivuar ekipin edhe në momentin më kritikë.

Sikur edhe sot të vdes Kabashi, nuk do t’i mbetet asgjë merak, për faktin se i ka arritur të gjitha, që të tjerët vetëm i ëndërrojnë apo i shohin në TV! 

Ai është motivues i madh i gjeneratës së re.  Edhe si ish hendbollist ka kaluar nëpër ligën më të fortë në botë, siç ishte liga e parë e ish Jugosllavisë, duke luajtur me sukses në KH Trepça në gjeneratën e artë! 

Pastaj në kohën okupimit përveç si hendbollist ka qenë edhe kontribuues i madh materialisht dhe pas luftës trajner i sukseseve. Sot i ka 60 vite por e ka në shpirt hendbollin dhe 24 orë mendon vetëm për këtë sport se si ta kthejë në majet e shkëlqimit! 

Image

Trepça e viteve të 80-ta

Kabashi, familjarisht është i lidhur me sport, gruaja e tij Zumra ka qenë ish basketbolliste e dëshmuar, djali i tij Enisi është hendbollist i spikatur dhe reja e tij Lule prej volejbollisteve më të mira. Familje sportive dhe veç për sport flitet aty, kurrë për politikë.

Trajner apo me plotkuptimin e fjalës mund të quhet edhe profesor për shkak bagazhit që ka dhe është i vetmi trajner në Superligë, që ka luajtur në ligën më të fortë në botë. Po të kishte hendbolli sa më shumë Taib Kabasha, sot edhe niveli do të ishte më i lartë! Dhe fakti më i mirë është para 5 viteve, kur ishte selektor, u stolis me medalje të bronztë me Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Botëror të shteteve në zhvillim, sukses që askush nuk e ka arritur deri me tash dhe as që mund ta prekë edhe shumë vite.  Njeriu që punon vetëm me letra ashtu siç shihet edhe në foto.

Njeriu që ka vizion dhe është shembull për të tjerët!  

Kabashi është i lindur për trajner dhe suksese. Ose siç thonë në popull: Ia paç inati në hak mos i hy. Është krenari për hendbollin që ka sot një profil të tillë!  Njeriu që meriton çmimin “Personalitet i dekadës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat