Serbët e Republika Srpska luten te ura, para se të nisen për në Kosovë!

Hendboll

Serbët e Republika Srpska luten te ura, para se të nisen për në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Serbët e Republika Srpska luten te ura, para se të nisen për në Kosovë!

Klubi i hendbollit Borci i Banjallukës, klub nga Republika Srpska, që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ia ka frikën lojës së kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja. 

Ata para se të nisen në Kosovë, luten te ura Drina për të pasur sukses në Republikën e Kosovës. 

“Presidenti i klubit të hendbollit në Vishegrad, Çedomir Guzina, mirëpriti ekspeditën nga Banjalluka në qytet dhe te hidrocentrali  Drina mbrëmë vonë dhe iu uroi atyre sukses në ndeshjen kundër Besës në raundin e tretë të Kupës Evropiane të EHF në Pejë.

Natën e kaluar, Borac m: tel i Banjallukës pushoi pak në Vishegrad në një udhëtim në Kosovë dhe Metohija, ku ata do të luajnë të shtunën ndeshjen e parë të Kupës Evropiane të EHF kundër Besës”, shkruan “Mondo.ba”, që pa fije turpi përdorë termin Kosovo dhe Metohija.

“Njeriu i parë i KH Vishegrad, Çedomir Guzina dhe drejtori i hidrocentralit në Drina, Nedelko Perishiq, i uruan Borcit një udhëtim të lumtur dhe kthim në Banjallukë me një fitore ndaj Besës, e cila do të lehtësonte shumë kalimin në raundin tjetër të garës para ndeshjes së kthimit në ‘Borik’”, shkruan ky medium.

"Fat të mirë dhe fitoni për pranverën në Evropë", tha Guzina. Nesër në orën 17.00, në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë, takohen Besa Famgas - Borci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat