Çerkin Morina - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Çerkin Morina - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Çerkin Morina - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Si të gjitha sportet tjera edhe hendbolli ka luajtur rol të madh në pavarësimin e sportit të Kosovës në vitet e 90-ta.

Në vitet e 90-ta (1991-1999), sportistët shqiptarë të Kosovës u përballen me vështirësi të mëdha dhe me kërcënime më çnjerëzore nga pushtuesi serb.

Çerkin Morina i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët më të dalluar.

Morina me shokë nuk kurseu asgjë nga vetja duke kontribuar për hendbollin dhe sportin në përgjithësi dhe në anën tjetër iu kundërvu agresori serb. 

Ai ka punuar me përkushtim në ditët më të vështira në Drenas, duke qenë edhe frymëzim për të gjithë brezat se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe se si luftohet armiku shekullor. 

Morina sot është krenar që sporti i Kosovës me sukses po garon në rrafshin ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat