Gjyqtarët sportivë dhanë kontribut të madh në vitet e 90-ta (1991-1999).
Gjyqtarët e hendbollit e kryen misionin me sukses në vitet më të vështira, duke referuar në ndeshjet e Kampionatit të Kosovës.
Ata asnjëherë nuk u ndalën përkundër kërcënimeve të rënda nga regjimi kriminal serb.
Hysen Salihu i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë në vitet e 90-ta.
Salihu ka sakrifikuar shumë në vitet më të vështira, duke referuar me sukses dhe ka qenë edhe shembull jo vetëm për komunitetin e hendbollit!
Në vitet më të vështira, asnjëherë nuk hezitoi por veproi si trim i vërtetë së bashku me mijëra sportistë e kanë mbajtur gjallë sportin.
Salihu sot ndihet krenar për sakrificën që ka bërë në vitet më të rënda, që i shërbeu hendbollit, sportit dhe shtetit të Kosovës.