Enver Blakçori - portier i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Enver Blakçori - portier i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Enver Blakçori - portier i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Portierët qoftë të futbollit, qoftë të hendbollit, kanë dhanë kontribut të madh në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Portieri i mirë është sa gjysma e ekipit, i tillë ishte edhe Enver Blkaçori, që i takon Gjeneratës së Republikës. 

Blakçori ka treguar guxim në vitet e 90-ta, që të merret me sportin e hendbollit dhe në anën tjetër iu kundërvu fuqishëm regjimit kriminal serb.

Ai është personalitet i rrallë, i qetë, i edukuar deri në pikën e fundit, kudo i respektuar, shembull për të gjithë se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe për sportin e shtetit të Kosovës. 

Blakçori fare nuk mërzitej për kërcënimet e milicisë serbe, por me vendosmëri kishte vazhduar garat në kuadër të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta. 

Ai me vite të tëra veshi fanellën e KH Llapi, e cila në vitet e 90-ta, kishte një brez të shkëlqyeshëm me shumë talent dhe që shumë klube e lakmonin. Në ato kohëra ka qenë frymëzim për gjeneratën e re, sidomos se si luftohet armiku shekullor, Serbia.

Blakçori është krenar që ka qenë pjesë e periudhës më të vështirë, që sado kudo dha kontribut për sportin dhe shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat