Besa Famgas fillon përgatitjet, me synime të qarta

Hendboll

Besa Famgas fillon përgatitjet, me synime të qarta

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:06
Besa Famgas fillon përgatitjet, me synime të qarta

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, fillon përgatitjet për pjesën e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll, me synime të qarta: T’i mbrojnë trofetë. Në një atmosferë të mirë, skuadra pejane zhvilloi seancën stërvitore.   

Besa me trajnerin spanjoll Javier Cabanas dhe ndihmëstrajnerin Arben Muqollin, synojnë që të përgatiten maksimalisht.

“Kemi nisur stërvitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Në skuadër nuk ka ndonjë ndryshim.

Nuk ndryshojnë as synimet. Fillimisht synojmë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës e njëkohësisht ngritjen e vazhdueshme të lojtarëve tanë të rinj.  Në mendje e kemi edhe hapin tutje në Evropë. 

Në paraqitjen e fundit na mungoi fati, por nuk heqim dorë nga prezantimi dinjitoz në Evropë. 

Për këtë kemi dhënë besën. Besa-Besë Besa Famgas”, njofton KH Besa Famgas.

Pejanët janë kampion vjeshtor me 28 pikë, pesë më shumë se pozita e dytë, Prishtina dhe është skuadra bindshëm më e organizuar në vendin tonë, që u eliminuan në rrethin e tretë të Kupës së Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat