Goqi udhëheq listën shënuesve në Superligën e Kosovës

Hendboll

Goqi udhëheq listën shënuesve në Superligën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:44
Demë Sadiku, sekretar në KHF Shqiponja dhe Argoneta Goqi

Hendbollistja e Shqiponjës nga Gjakova, Argoneta Goqi, udhëheq listën e shënuesve në Superligën e Kosovës. 

Ajo deri me tash ka realizuar 189 gola apo për 16 javët e deritashme, duke e lënë pas rivalen gjakovare (Vëllaznimi) Edona Radoniqi me 178 gola.

Është një fakt interesant, Goqi në ndeshjen e fundit realizoi 20 gola për Shqiponjën, në fitoren 42:37 ndaj Samadrexhës. 
Përderisa Goqi kryeson renditjen me 189 gola, Shqiponja renditet në pozitën e gjashtë me 18 pikë.  

Renditja 
1. Argoneta Goqi (Shqiponja)    189
2. Edona Radoniqi (Vëllaznimi)    178
3. Albina Rugova (Istogu)     132
4. Albulena Kelmendi (Ferizaj)    129
5. Luljeta Sopjani (Vushtrria)    120
6. Bjondina Ramabaja (Ferizaj)    118
7. Lorena Matarova (Vushtrria) 114
8. Donita Kasumi (Vushtrria)    112
9. Adriana Salihu (Kastrioti)    111
10. Arlinda Maloku (Samadrexha) 111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat