Gjuka: E kemi lënë shpirtin në fushë! Dedaj: As rumunët nuk kanë besuar

Hendboll

Gjuka: E kemi lënë shpirtin në fushë! Dedaj: As rumunët nuk kanë besuar

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:09
Gjuka: E kemi lënë shpirtin në fushë! Dedaj: As rumunët nuk kanë besuar

Fitorja e Kosovës shkaktoi senzacion në Evropë, duke e mposhtur superfuqinë botërore Rumaninë në Bukuresht, me rezultat 30:25, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022. 

Egzon Gjuka, hendbollist, tha se treguan lojë të madhe. “Djemtë e kanë treguar karakterin tonë, shpirtin tonë, që na karakterizon neve si hendbollista. E kemi lënë shpirtin në fushë.

Kemi luftuar për këtë shtet. Edhe në Kosovë e kemi bërë të njëjtën gjë. E kemi bërë në të kaluarën, do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Mendoj se ishte fitore shumë e merituar kjo. Na mbetet të mendojmë për Malin e Zi, ndeshje të cilën e luajmë në Prishtinë”.

Valon Dedaj, kapiteni, i kombëtares është i lumtur: “Kemi luftuar bashkë.

Të gjithë i kemi ndihmuar njëri-tjetrit dhe loja ka qenë shumë e mirë. Askush nuk ka dështuar. As rumunët nuk kanë besuar se do të kthehemi kaq të fortë. Jam shumë i gëzuar për ekipin se si kemi arritur, ku kemi qenë para gjashtë-shtatë viteve dhe ku jemi tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat