Naim Ahmeti - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Naim Ahmeti - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:12
Naim Ahmeti - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta (1991-1999), vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, që u ballafaqua me terrorin e paparë të agresorit serb.

Sportistët shqiptarë u mobilizuan në të gjitha aspektet dhe në verën e vitit 1991 i thanë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë, duke e formuar Kampionatin e Pavarur të Republikës së Kosovës, në secilën disiplinë sportive.

Naim Ahmeti i takon Gjeneratës së Republikës, i cili ka qenë prej veprimtarëve më të shquar të hendbollit. 

Ai, më mijëra sportistë u angazhuan maksimalisht për mbarëvajtjen e garave dhe i rezistuan fuqishëm regjimit serb. 

Ahmeti kontriboi në hendboll, ka qenë kryetar i klubit Kastriotit të Ferizajt (në periudha të ndryshme meshkuj e femra), një veprimtar i dalluar, që nuk  e kurseu as markën e fundit nga xhepi për të ndihmuar hendbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Ai ndihet krenar që dha gjithçka për hendbollin, që veproi në kohërat me të rënda, që të shkonte edhe koka.

Siç thotë shpesh Ahmeti, ishte një gjeneratë e sportistëve dhe sportisteve si ushtri, që nuk kursyen veten, herë më bukë e herë pa të, dolën në fushën e lojës, në fusha të improvizuar e me beton, por derdhën djersë për klubin dhe në shërbim  të sportit të shtetit të Kosovës.

Sot e kujton at brez me krenari, ato djem e vajza të mrekullueshme, që për asnjë moment nuk u ndalen dhe as nuk u frikësuan nga milicia serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat