Istogu vazhdon të mbetet i pamposhtur në Superligën e Kosovës

Hendboll

Istogu vazhdon të mbetet i pamposhtur në Superligën e Kosovës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:18
Istogu vazhdon të mbetet i pamposhtur në Superligën e Kosovës

Istogu vazhdon të mbetet i pamposhtur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në derbin e javës së 18-të, Istogu e mposhti Prishtinën me katër gola dallim, 33:29. Pas pjesës së parë rezultat ishte 19:14 për istogaset.

Istogu e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë dhe fitoi dy pikë të reja. Kapitenia Albina Rugova dhe Esma Muratoviq shënuan nga 9 gola për Istogun. Te Prishtina nga 6 gola i shënuan Aida Stagova e Eduarda Kurteshi.
Istogu ka fituar 18 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 36 pikë. Prishtina mbetet e treta me 29 pikë. Mes tyre është Vushtrria me 32 pikë.

Vushtrria të shtunën fitoi në Gjakovë ndaj Shqiponjës me 40:29. Kampioni aktual, Ferizaj e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me 42:27.

Fitore si mysafir shënoi edhe Vëllaznimi që e mposhti Vjosën me 26:17. Drita në Gjilan fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 32:18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat