Istogu sundon me kadete, kampione të Kosovës 

Hendboll

Istogu sundon me kadete, kampione të Kosovës 

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:49
Istogu sundon me kadete, kampione të Kosovës 

Vashat e reja të Istogut festojnë titullin e kampionit. Me punë, angazhim, disiplinë, harmoni dhe lojëra cilësore, arritën të titulli i gjashtë rresht. 
Puna e madhe e trajnerit Kenan Arifaj ishte edhe çelës i suksesit të madh.  

Klub që është shembull për të gjitha klubet tjera se si duhet punuar dhe organizuar në tërësi dhe që po sundon në Kosovë. 

“Kadetet e Istogut kampione të Kosovës.

Në Palestrën e Sporteve të Qytetit në Istog dje është inauguruar kampioni i Kosovës për gjeneratën e kadeteve U-17.
Istogaset e reja të udhëhequra nga trajneri z. Kenan Arifaj kanë arritur të stolisen me titullin e kampionit të Kosovës pas një kampionati të suksesshëm dhe lojërave të mira të zhvilluara.

Është ky titulli i dytë me skuadrën e kadeteve për trajnerin z. Kenan Arifaj gjatë këtyre tri viteve sa drejton skuadrën e Istogut dhe i gjashti më radhë për gjenerata të reja për skuadrën e trofeshëm Istogu.

Medaljet për skuadrën kampione i ndau komisari i garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës z.Istref Sadriu dhe Drejtori i Drejtoratit për Kulturë Rini e Sport në Istog z.Drin Sadikaj, ndërsa kupën skuadrës kampione ja ndau z. Enis Idrizi nënkryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Bordi udhëheqës i KHF Istogut uron hendbollistet dhe trajnerin z. Kenan Arifaj për titullin e radhës duke dëshmuar edhe një herë që Istogu është njëri ndër klubet më të organizuar dhe me profesional në vend, që pos dominimit në hendbollin tonë me skuadrën e senioreve, kujdes të veçantë i kushton punës me gjenerata të reja.

Tani akademia e hendbollit Istogu është prej akademive me numrin më të madh të anëtareve, më masivja në rajon, madje nuk ka nevojë për shumë fjalë sepse rezultatet flasin vet.

KHF Istogu falënderon të gjithë ata që në çfarëdo forme e përkrahin klubin tonë, qytetarët, shikuesit, sponzorët dhe institucionet”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat