Beqiri: Nuk shkojmë me Flamur të bardhë kundër Prishtinës

Hendboll

Beqiri: Nuk shkojmë me Flamur të bardhë kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:22
Blerim Beqiri në mes

Kastrioti - Prishtina, dy rivalët e vjetër, do të ballafaqohen nesër në orën 15.00 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ferizajasit shpresojnë që të befasojnë Prishtinën në palestrën e sportit në Istog.

Blerim Beqiri, kryetrajner i Kastriotit, tha se janë mirë të përgatitur dhe pret më të mirën nga djelmoshat e tij.  

“Jemi përgatitur maksimalisht për sfidën me Prishtinën.

Prishtina është një ekip i mirë, ka lojtar cilësor, mirëpo ne me Flamur të bardhë nuk jemi duke shkuar në këtë takim sepse ekipi im është me lojtar të ri dhe me plot kapacitete. 

Kastrioti gjithmonë ka tregu disiplinë dhe karakter.

Unë mendoj që do të angazhohemi deri në minutat e fundit që të jemi në finale dhe do të befasohen për disiplinën e lojës së Kastriotit në këtë takim”, tha Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat