Esma Muratoviq flet pas fitores kundër Vushtrrisë: Ky është Istogu 

Hendboll

Esma Muratoviq flet pas fitores kundër Vushtrrisë: Ky është Istogu 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:25
Esma në veprim

Istogu është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll. 

Vashat e Istogut me padurim po e presim finalen me Prishtinën, e cila do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit në Vushtrrisë.
Hendbollistja më e mirë në Kosovë, Esma Muratoviq, është krenare që shënuan fitore bindëse (30:21) kundër kampionit të ri Vushtrrisë dhe që u kualifikuan në finalen e Kupës së Kosovës. 

Esma përgëzon vashat për angazhim dhe lojë cilësore. 

Ajo flet për fitoren ndaj vushtrriasve.

“Ky është Istogu, është i njëjti ekip që ka luajtur kështu gjatë gjithë sezonit. Jam krenar me të gjithë ekipin dhe për këto vajza.

Në ndeshjen e mëparshëm nuk ishim të motivuar, kishim  probleme me lëndime, dhe ndikuan edhe shumë faktorë të tjerë, por unë jam profesioniste dhe nuk dua t’i komentoj. 

Ne kemi luajtur mirë, me zgjuarsi dhe me durim”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Esma tha se edhe në finale do të japin atomin e fundit, do ta gëzojnë një qytet me rrethinë siç është Istogu, që jeton me lojën më të bukur, hendbollin.

Çfarë pret në finale kundër Prishtinës?

“Është e rëndësishme që ne të hyjmë mirë të përgatitura dhe t'i qasemi seriozisht sfidës me Prishtinën. Ne e respektojmë Prishtinën, dhe nesër do të japim më të mirën, nëse luajmë kështu, fitorja nuk do të mungojë”, përfundoi Esma, e cila shënoi 11 gola kundër Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat