Besa Famgas më e mirë se Prishtina, fiton Kupën e Kosovës 

Hendboll

Besa Famgas më e mirë se Prishtina, fiton Kupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:44
Besa Famgas më e mirë se Prishtina, fiton Kupën e Kosovës 

Besa Famgas nga Peja nuk ka të ndalur, e kurorëzon në mënyrën më të mirë edicionin 2020/2021 në hendboll.

Besa pas titullit të kampionit, është fitues i Kupës së Kosovës. 

Pejanët shënojnë fitore me rezultat 38:29 (19:14) ndaj Prishtinës, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.

Image

Pjesa e parë ka qenë me rivalitet të madh, sidomos Prishtina avancoi edhe me dy gola (3:5) në minutën e 9-të, pastaj edhe me 8:10, falë lojës mjeshtërore të hendbollistit Deniz Terziqi (shënoi 13 gola). 

Në anën tjetër NIkolla Prce (7 gola) me Besën “u zgjuan nga gjumi” dhe barazuan, gradualisht shkëputën në epërsi deri në pesë gola (19:14) në minutën e 30-të. 

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me lojë shumë të mirë, kur kryeqytetasit ngushtuan rezultatin në 24:21 në minutën e 42:të. Pejanët nuk lejojnë të përmbyset rezultati por e shtuan atë në shtatë gola (28:21) në minutën e 46-të.  

Besa ngadhënjeu me rezultat bindës 38:29 ndaj Prishtinës. Pejanët fitojnë për herë të 12 Kupën e Kosovës në 22 vitet e pasluftës.

Te Besa Famgas lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall spanjolli Victor Alonso. Ai ndeshjen e mbylli me 8 gola. 8 gola i shënoi edhe Egzon Gjuka, ndërsa kapiteni Nikolla Prce e mbylli ndeshjen me 7 gola.

Te Prishtina lojtari  i ndeshjes ishte portieri Armir Agushi. Ndërsa lojtari më i mirë i Final4 ishte Deniz Terziqi. Ai finalen e mbylli me 13 gola.
Kapitenit të Besa Famgas, Nikolla Prce, trofeun ia dorëzoj zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Besa Famgas - Prishtina 38:29 (19:14)
Besa Famgas: Gjuka 8, Y. Muqolli 2, J. Muqolli 1, Tahirukaj, Mallios 4, Ramosaj 1, Alonso 8, Prce 7, Visoka 5, Vokshi 1, Mushkolaj 1, Luzha, Mehmeti, Radoniqi, Cacaj, Mehmetaj
Prishtina: Beqiri, Agushi, Ramadani, Zherka, H. Ramadani, Bajqinovci 5, Gjuka, Shabani 5, Ademi, Quni, Beshiri 1, Prekazi 3, Sula 2, Kastrati, Terziqi 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat