Deçani e Besa Famgas takohen në finalen e Ligës së Pionierëve

Hendboll

Deçani e Besa Famgas takohen në finalen e Ligës së Pionierëve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:11
Deçani e Besa Famgas takohen në finalen e Ligës së Pionierëve

Të shtunën në Deçan janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Kalimin në finale e kanë siguruar Besa Famgas e Deçani.

Skuadra pejane, Besa Famgas fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 18:14. Olsi Mulaj me 6 dhe Ersi Sheqerolli me 5 gola ishin më efikasët te Besa Famgas. Elion Goqi shënoi 7 gola për Zhegrën kurse Ardit Tahiri shënoi pesë herë.

Deçani në gjysmëfinalen tjetër e mposhti Kastriotin me 21:13. Bleron Cacaj ishte më efikasi te deçanasit me 5 gola, sa i kishte edhe Elton Gashi te Kastrioti.

Të dielën në Pejë fillimisht luhet ndeshja për vend të tretë në mes të Zhegrës e Kastriotit. Kurse në finale takohen Besa Famgas e Deçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat