Rugova: Na presin ndeshje të vështira

Hendboll

Rugova: Na presin ndeshje të vështira

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:35
Rugova: Na presin ndeshje të vështira

Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën me Luksemburgun, Portugalinë dhe Qipron, në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Tri prej alove tona, Albina Rugova, Pashke Marku e Fitore Aliu dhe qendra Marigona Hajdari janë të kënaqura me punën në Kombëtare dhe atmosferën para ndeshjeve vendimtare që i luajmë prej të enjtes deri të dielën.

"Na presin ndeshje të vështira por do të jemi gati. Vetëm me angazhim e përkushtim është i mundur suksesi", thotë Pashke Marku.

"Jemi kompletuar dhe stërvitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Fokusi fillimisht është te ndeshja e së enjtes ndaj Qipros", thekson Albina Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat