Hashani i deleguar i EHF-së në ndeshjen e Kupës Evropiane

Hendboll

Hashani i deleguar i EHF-së në ndeshjen e Kupës Evropiane

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 13:04
Fahredin Hashani mes gjyqtarëve

Fahredin Hashani vazhdon me prezantim të rregullt në skenën evropiane. Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në fundjavë, në Cetinje të Malit të Zi, u përballën Llovçeni vendas dhe skuadra rumune, Politehnica Timisoara. 

Fitore me rezultat 36:30 shënoi Timisoara, ndonëse Lovqeni ishte në epërsi 19:17 pas pjesës së parë.

Hashani, që ka përvojë të gjatë në skenën evropiane, po delegohet rregullisht në këtë edicion garues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat