Ganimete Shabani - lojtare e talentuar në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Ganimete Shabani - lojtare e talentuar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:59
Ganimete Shabani - lojtare e talentuar në Gjeneratën e Republikës

Jo vetëm sportistët në konkurrencën e meshkujve, por edhe vashat tona dhanë maksimumin në vitet më të rënda, në vitet e 90-ta (1991-1999), duke iu kundërvu regjimit serb.

Ganimete Shabani i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër hendbollistet më të talentuara në petkun e Kastriotit nga Ferizaj, që e ka pasur trajnere Valbona Zeçën.

Ganja ka treguar lojëra të mira në garat e Republikës së Kosovës në vitet 1996-1997 dhe nuk u ndal as një herë përkundër kërcënimeve nga pushtuesi serb. 

Ajo si shumë sportiste tjera ka luajtur në fusha të vështira, si në “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj, në Gërmi, në Samadrexhë etj.

Si shumë sportiste edhe ajo kreu një mision në shërbim të hendbollit, sportit në përgjithësi. 

Në vitet e pasluftës ishte prej hendbollisteve më mira, për katër vite rresht kampione e Kosovës me Kastriotin (1999-2003), në kohën e kapitenes Safete Rifatit, Lirie Muhaxherit, Vlora Jasharit, Merfide Salihut, Ramize Shabanit, Xhevrie Dibrës, Arbëresha Jasharit, Arbnore Ahmetit, Albulena Jasharit, Valentina Qerimit, Ermira Frangut, Blerta Tërpezës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat