Muhamet Havolli – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Muhamet Havolli – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:11
Muhamet Havolli – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Hendbollistët dhe hendbollistet si çdo sport tjetër kanë përjetuar dhunë të shfrenuar nga regjimi serb gjatë viteve të 90-ta (1991-1999). 

Muhamet Havolli i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej hendbollistëve më të angazhuar të asaj kohe, duke luajtur me sukses për Llapin nga Podujeva.

Havolli me gjeneratën e Llapit të asaj periudhe, ishin ndër ekipet më të respektuara dhe sfidues për shumë ekipe, duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në Dumnicë.

Ai nuk u ndal për as një çast përkundër kërcënimeve nga milicia e pushtuesit serb. 

Havolli ka luajtur në gjeneratën e sakrificës dhe me mijëra sportistë iu kundërvunë okupatorit serb. 

Sot është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës, duke e mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat