Shala për Kombëtaren e Kosovës: Me zemër të madhe e me mendje të ftohtë 

Hendboll

Shala për Kombëtaren e Kosovës: Me zemër të madhe e me mendje të ftohtë 

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:22
Shala për Kombëtaren e Kosovës: Me zemër të madhe e me mendje të ftohtë 

Ndihmsëtrajneri i Kombëtares së Kosovës, Faruk Shala, përgëzon vashat për angazhim dhe lojë të madhe ndaj Luksemburgut, për faktin se Kosova është paraqitur me shumë mungesa, pa lojtaret kryesore. 

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 33:27 kundër Luksemburgut, në kuadër të xhiros së dytë të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kosova ka luajtur me vetëm 9 lojtare, për shkak se shumë ishin të lënduara dhe disa rezultuan të infektuara me virusin korona.

“Me zemër të madhe e me mendje të ftohtë.

Krenar me çikat e Kosovës.

Mbrëmja e djeshme dhe mëngjesi i sotëm ishin shumë të vështirë për Kombëtarën e Kosovës, pas 7 mungesave për shkak të lëndimeve e telasheve tjera në këtë grumbullim, ne mbrëmë dhe sot humbëm edhe 6 të tjera për shkak të lendimeve dhe koronavirusit, kjo situatë i motivoj edhe më shumë vajzat tona të cilat dhanë gjithçka nga vetja, pa asnjë ndrrim arritëm me vetëm 9 lojtare t’i mposhtim 18 të kundërshtarëve. 

Sot kemi lujt për të gjitha ato vajza që i kemi të lenduara e që nuk munden të ishin me ne. 

Për Arlindën, Mirelën, Fitorën, Njomën, Elmën, Leonorën, Albanën, Shkurtën, Alberinën, Mirjetën, Aretën, e të tjerat.
Urime te gjithëve”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat