Kosova me 100 probleme nuk ia del me Portugalinë 

Hendboll

Kosova me 100 probleme nuk ia del me Portugalinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:00
Kosova me 100 probleme nuk ia del me Portugalinë 

Kombëtarja e Kosovës nuk e realizon synimin e saj, që të kualifikohet më tej në Kampionatin Evropian 2022.

Portugalia ka shënuar fitore me rezultat 30:17 (12:7) ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit që u zhvillua në kuadër të grupit 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.   

Ndeshje u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila ishte një finale e grupit 1, pasi që fituesi i kësaj sfide kualifikohej më tej, gjë të cilën e kanë arritur portugezet dhe pa asnjë telashe.

Kosova u ballafaqua me 100 probleme, që nga lëndimet e lojtareve kryesore e deri të disa që rezultuan me Covid 19, për çka edhe shqetësuan tejmase selektorin tonë Agron Shabani.

Me gjithë problemet e mëdha, Kosova ia doli të përfundojë në vend të dytë me 4 pikë apo me dy fitore (30:21 ndaj Qipros, 33:27 kundër Luksemburgut) dhe Portugalia doli kampione e grupit me 6 pikë, me tri fitore rresht. 

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të mirë dhe portugezet ishin në epërsi me 5 gola (7:12) falë gabimeve të lojtare tona. 

Duhet theksuar se në minutën e 5-të, Kosova ishte në epërsi me 2:0, pastaj me 3:3 dhe kjo ishe e tëra kur merren parasysh edhe mungesat e mëdha në kombëtaren tonë. 

Në pjesën e dytë, gjithçka ishte e qartë në minutën e 45-të, Portugalia avancon me 11 gola (22:11) ndaj vashave tona. 

Pjesa e dytë ishte e dobët, vërehej lodhje e madhe të vashat tona. Portugalia ka shënuar fitore me rezultat. 

Kosova përfundon aventurën në vend të dytë dhe nuk e realizuan synimin që të kualifikohen më tej. Njomza Kelmendi, portiere, është më e dalluara të Kosova. Hendbollistet Mirela Gjikokaj me 5 gola dhe Suzana Ujkiq me 4 gola, janë më efikaset të Kosova.

“Angazhimi i vajzave nuk mungoi, por na kushtuan gabimet e shumta teknike.

Në këtë ndeshje po paraqitemi me mungesa të shumta për shkaqe shëndetësore”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Portugalia-Kosova 30:17 (12:7)

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Portugalia: Figueira, L. Ferreira 2, Marqués 3, Monteiro 4, Rodrigues 3, Soares 3, Da Silva 4, J. Ferreira, Da Silva Lima 2, Fernandes 1, Gomes, Sousa 5, Goncalves, Silva, Resende 3, Ribeiro.

Kosova: Kelmendi, Gjikokaj 5, Shatri, Aliu, Uka, Marku 1, Rugova 2, Stagova 2, Hajdari 3, Nivokazi, Ahmetxhekaj, Ujkiq 4 dhe Meltem.     

Grupi 1 
Rezultatet 

Portugalia – Kosova 30:17 (12:7)
Luksemburgu - Qipro 19:21 (9:9)

Tabela
1. Portugalia    2    2    0    0    100:48    6
2. Kosova    2    2    0    0    80:78    4
3. Qipro    3    1    0    2    59:81    2
4. Luksemburgu 3    0    0    3    60:92    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat