Lajm i hidhur, Ema vdes në moshë 19-vjeçare 

Hendboll

Lajm i hidhur, Ema vdes në moshë 19-vjeçare 

Nga: K.Goca Më: 21 qershor 2021 Në ora: 13:13
Lajm i hidhur, Ema vdes në moshë 19-vjeçare 

Klubi i hendbollit kroat Treshnjevka njoftoi se hendbollistja e tyre e re Ema Groznica ka ndërruar jetë.

Ema nuk kishte më shumë se 19 vjet dhe ikja e saj në moshën e re ka tronditur gjithë sportin kroat.

"Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se lojtarja, shoqja jonë Ema Groznica vdiq pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Zoti i zgjedh engjëjt më të bukur për vete", - shkruan faqja e klubit.

Ema ishte studente në Fakultetin e Kineziologjisë në Zagreb. 

Reagon edhe klubi ZRK Brod. “Ema, ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e lumtur. Duke udhëtuar çdo fundjavë nga llok në Sllavonski Brod, ajo tregoi se sa e madhe dhe e fortë ishte dashuria e saj për hendbollin.

Ngushëllime të sinqerta familjes Groznica nga trajnerët, lojtarët dhe menaxhmenti i ZRK Brod”, shkruan në faqen e ZRK Brod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat