Lojtarja malazeze vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës 

Hendboll

Lojtarja malazeze vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:42
Lojtarja malazeze vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës 

Hendbollistja nga Mali i Zi, Natalija Milatoviq, anëtare e fitueses së Kupës së Kosovës, KHF Istogu, ftohet në Kombëtaren e Kosovës U-19.

Milatoviq është ndër lojtaret më të mira në Superligën e Kosovës dhe luan në pozitën bek i majtë dhe bek i djathtë. 

Ajo është 19-vjeçare dhe e gjatë 180 centimetra.

Milatoviq, nëse vazhdon me këtë formë së shpejti pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A.

Është lojtarja e dytë me radhë që nga Mali i Zi vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës, e para Suzana Ujkiq për Kombëtaren A.

Kjo është edhe meritë e punës së palodhshme të trajnerit të Istogut dhe Kombëtares së Kosovës, Faruk Shala.

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup prej 10 deri më 18 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat