Kombëtarja U19 luan ndeshjen e parë stërvitore me Bullgarinë

Hendboll

Kombëtarja U19 luan ndeshjen e parë stërvitore me Bullgarinë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:45
Kombëtarja U19 luan ndeshjen e parë stërvitore me Bullgarinë

Në Gabrovo, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur ndeshjen e parë stërvitore me Kombëtaren e Bullgarisë.

Ndeshja i ka shërbyer shtabit teknik për ta parë formën e lojtareve dhe për ta përgatitur ekipin për Evropianin që të shtunën nis në Shkup. Ndeshja është mbyllur me rezultat 26:19 në të mirë të vendaseve, por vajzat tona kanë shfaqur vlera.

Natyrisht ka pasur edhe lëshime që shtabi teknik do të punoj në ditët e ardhshme për t’i përmirësuar.

Trajnerët ua kanë dhënë rastin të gjitha lojtareve, ndërsa janë dalluar portieret Selvije Mullakadrija dhe Venera Kafexholli.

Kombëtarja ishte e hendikepuar në mungesë të katër lojtareve. Tri prej tyre bashkohen me ekipin të mërkurën, ndërsa Donita Lajqi është lënduar gjatë stërvitjeve në Istog. Kanë ndikuar në rezultat edhe goditjet e shumta që përfunduan në shtyllë.

Në përgjithësi ishte një test i suksesshëm që i shërben shumë shtabit teknik. Nesër është ndeshja tjetër me bullgaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat