Arsim e Erdoan Vitaku ndajnë drejtësinë në Evropianin në Slloveni

Hendboll

Arsim e Erdoan Vitaku ndajnë drejtësinë në Evropianin në Slloveni

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:22
Arsim e Erdoan Vitaku ndajnë drejtësinë në Evropianin në Slloveni

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë të fitojnë besimin e Federatës Evropiane (EHF).

Dy gjyqtarët mitrovicas, Arsim e Erdoan Vitaku, janë deleguar për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste, që të enjten filloi në Celje të Sllovenisë.

Për çiftin Vitaku është hera e pestë rresht që drejton ndeshje në Kampionate Evropiane.

Evropiani në Celje mbahet deri më 18 korrik. Po marrin pjesë 15 ekipe kombëtare, ndërsa që në ditën e parë ka pasur ndeshje interesante.

Gjyqtarë të tjerë të FHK-së janë deleguar për kampionate kontinentale të grupmoshave që mbahen këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat