Skuadrat e Kosovës e nisin prej raundit të dytë në Kupën Evropiane, Vushtrria bartëse në short

Hendboll

Skuadrat e Kosovës e nisin prej raundit të dytë në Kupën Evropiane, Vushtrria bartëse në short

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:23
Skuadrat e Kosovës e nisin prej raundit të dytë në Kupën Evropiane, Vushtrria bartëse në short

Katër skuadrat e Kosovës të hendbollisteve, Vushtrria, Istogu, Prishtina e Ferizaj, do të nisin garimin në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Me raundin e dytë edhe fillon edicioni 2021/2022 në Kupën Evropiane.

Shorti për këtë fazë garash është më 20 korrik, ndërsa ndeshjet luhen në muajin tetor. Ndeshjet e para janë më 16 e 17 tetor, ndërsa ato të kthimit më 23 e 24 tetor.

Federata Evropiane e Hendbollit tashmë ka ndarë skuadrat në vazo. Për raundin e dytë kualifikues, kampionia e Kosovës, KHF Vushtrria, është bartëse në short. Ajo është bartësja e shtatë prej 25 skuadra që janë bartëse në shortin e 20 korrikut.

Ndërkohë Istogu, Prishtina dhe Ferizaj nuk janë bartës në short.

Gjithsej në Kupën Evropiane garojnë 57 skuadra 16 më shumë se në edicionin e kaluar. Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave evropiane për klube të hendbollisteve. Shtatë klube kanë kaluar direkt në raundin e tretë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat