Vëllezërit Qerimi, emra të mëdhenj të sportit, dikur dridhnin një ish Jugosllavi

Hendboll

Vëllezërit Qerimi, emra të mëdhenj të sportit, dikur dridhnin një ish Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:44
Bujar Qerimi në të majtë, Sami Çerkini në mes dhe Besim Qerimi me kapelë

Emrat që nuk harrohen, që dhanë shumë për hendbollin dhe sportin e Kosovës, hendbollistët e gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta. 

E kush tjetër përveç vëllezërve Bujar e Besim Qerimi, ish hendbollistët e ish Borcit nga Ferizaj, që garonte në elitën e hendbollit të shtetit që nuk ekziston më, ish RSFJ.

Në mes është i padiskutueshmi Sami Çerkini, ish portier i hendbollit në fund të viteve të 80-ta, në vitet e 90-ta dhe në 7-8 vitet e pasluftës, pastaj si trajner ka dy tituj, një me Kastriotin meshkuj dhe një me Ferizajn femrat.

Një takim interesant, përmallues dhe për t’u çmallur i këtyre protagonistëve, duke kujtuar kohërat e arta.

Bujar Qerimi sot është selektor i Kombëtares A të Kosovës (meshkujt), duke treguar rezultate të jashtëzakonshme, një fitore e një barazim.

Besim Qerimi jeton e vepron në Finlandë dhe Çerkini aktualisht në Kosovë.

Emra që edhe sot përmenden me emocione nga dashamirët e asaj kohe të hendbollit, që nuk i harrojnë lojërat brilante të tyre. Kudo të respektuar e të nderuar, emra që dikur dridhën një ish Jugosllavi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat