Edhe Islanda shumë e fortë për Kosovën, fiton me 14 gola diferencë

Hendboll

Edhe Islanda shumë e fortë për Kosovën, fiton me 14 gola diferencë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:52
Edhe Islanda shumë e fortë për Kosovën, fiton me 14 gola diferencë

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë luajtur edhe një ndeshje në kuadër të Evropianit të Divizionit B.

Të shtunën në mesditë në Shkup, Kombëtarja jonë humbi nga Islanda me rezultat 37:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:10 për islandezet.

Ndeshja ishte e vlefshme për plasman. Islanda u rendit e treta në Grupin A, ndërsa Kosova e katërta në Grupin B.

Vajzat tona kanë pasur momentet e mira në ndeshje, por sërish ka munguar vazhdimësia ndërsa ndikoi edhe lëshimi i rasteve nga pozita të përshtatshme.

Gjithsesi Evropiani dhe ndeshjet e shumta gjatë tij, do të jenë një përvojë shumë me rëndësi për karrierën e këtyre hendbollisteve të reja, disa prej të cilave janë me potencial për vend në Kombëtaren A.

Ndaj Islandës me efikasitet është shquar aloja Elisa Mulaj. Ajo ka realizuar 12 gola nga 18 tentime. Natalija Milatoviq i kishte pesë gola, Saranda Berisha tri gola, Ornela Haxhiu dy e Adelina Berisha një gol.

Evropiani i Divizionit B përfundon të dielën (nesër). Vajzat tona prej orës 10:30 e kanë ndeshjen përfundimtare për plasman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat